Lezha ime...

Porti i Shëngjinit ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë, rreth 8 km nga qyteti i Lezhës. Nga qershori i vitit 2009 është aktivizuar linja e tragetit Shëngjin - Bari i Italisë. Ky fakt e shndërron portin edhe në vendkalim kufitar duke bërë të nevojshme ndërtimin e terminalit për trajtimin e udhëtarëve dhe trageteve, stacionimin e policisë kufitare dhe doganave. Qeveria shqiptare e ka caktuar atë të Shëngjinit si portin preferencial për Republikën e Kosovës.

SHERBIMET
-Aktiviteti i peshkimit.
-Aktiviteti i transportit te pasagjereve.
-Aktiviteti i ngarkim shkarkimit mallrave te ndryshme..

Porti Detar Shengjin ofron keto lloj sherbimesh:
-Ngarkim shkarkim te mallrave te ndryshme,kryesisht te paketuara,me nje kapacitet prej 1000 ton ne dite.
-Magazinim te mallrave ,ne nje siperfaqe totale te magazinave  2000 m2.
-Depozitim te mallrave ne sheshe te hapura 5000 m2.
-Sherbimet e pilotimit,omerxhimit,spedicionit ,te pastrimit,te frnizimit,kryhen nga agjenci te ndryshme te privatizuara.
3.Investimet.
Pritet te filloje se shpejti ndertimi i nje kalate te re me gjatesi prej 103 ml,per ngarkim shkarkim te mallrave te ndryshme,qe eshte edhe investimi me vlere me te madhe te financuar nga fondet e programit IPA  te Bashkimit Europian dhe te qeverise Shqiptare,rreth 3.6 miljon  euro.

-Oraret e sherbimeve jane pa nderprerje 24 ore.

-Forma e organizimit te ndermarrjes eshte Shoqeri Aksionere,me pronar te vetem:Ministria e Ekonomise,Tregetise dhe Energjitikes.

-Administrimi behet nga Ministria e Transportit,Puneve Publike dhe Telekomunikacionit.

-Struktura:
Keshilli mbikqyres,Drejtoria,Dega e finances,Dega Teknike,Dega e Investimeve,Dega e ngarkim shkarkimit,Sektori i Sigurise Portuale.

Per sa i takon aktivitetit te transportit te pasagjereve,pjesa me e madhe e investimeve kane perfunduar.Keshtu,ka perfunduar ndertimi i kalates per ankorimin e tragetit te pasagjereve,ka perfunduar thellimi i asaj pjese te basenit ku do te ankorohet trageti deri ne thellesine 7.35 m,ka perfunduar edhe objekti per kontrollin e dokumentacionit dhe te hyrje daljeve te pasagjereve dhe te automjeteve.

-Aktiviteti i peshkimit.
-Aktiviteti i transportit te pasagjereve.
-Aktiviteti i ngarkim shkarkimit te mallrave te ndryshme.

Qarku i Lezhës me pozitën e favorshme gjeografike, me burimet natyrore turistike dhe me numrin e madh të objekteve historike dhe arkeologjike, ka mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit. Në këtë qark ndodhen 34 monumente natyre dhe 21 objekte kulti,muzeale,arkeologjike dhe historike. Turizmi përbën degën më me shpresë për zhvillimin ekonomik të rajonit tonë. Pastërtia ekologjike e mjedisit tokësor, ujor e ajror, prania floristike me pyje, lëndina e livadhe, fauna e shumëllojshme, klima e përshtatshme e të tjerë faktorë, tregojnë se ekzistojnë të gjitha mundësitë për zhvillimin e një turizmi bashkëkohor dhe të qëndrueshëm me të gjitha llojet e pasurive turistike: detare, lagunore e luginore (luginat e lumenjve) e ndër të tjera turizëm malor. Lezha është vendi ideal ku mund t’i bësh të tëra, në një vend të vetëm.

Turizmi bregdetar

Qarku i Lezhës kufizohet në pjesën perëndimore me detin Adriatik, kështu që turizmi bregdetar mbetet më kryesori. Rajoni ka një sipërfaqe turistike bregdetare afro 11 000 ha, vijë bregdetare prej 38 km (duke filluar nga Kepi i Rodonit dhe deri në Velipojë),me plazhet e mrekullueshme të Shëngjinit, Tales, Patokut, Godullit etj. Gjerësia e brezit bregdetar prej 3 km përbën një tjetër favor për zhvillimin e turizmit.


Shëngjini

Ndër plazhet më të frekuentuara si nga pushues vendas ashtu dhe të huaj mbetet plazhi i Shëngjinit ku fluksi ditor i pushuesve varion nga 40 000 (në ditë të zakonshme) deri në 90 000 (në fundjavë). Pushuesit janë kryesisht jo vetem nga 3 rrethet e Lezhës por edhe nga Shkodra, Kruja si edhe nga kryeqyteti.

Ndërkohë mësohet se me vënien në efiçensë të rrugës Durrës-Kukës-Morinë, numri i pushuesve kryesisht kosovarë është rritur me 30 %.

Ndërkaq pushuesit kosovarë dhe ata maqedonas të akomoduar në këto ditë gushti në plazhin e Shëngjinit shprehen mjaft të kënaqur me kushtet e ofruara nga operatorët turistikë, si edhe me përmirësimin e kushteve nga ana e komunës sin ë shërbime ashtu edhe në infrastrukturë. Ata vlerësojnë pastërtinë e plazhit, qetësinë si dhe bukuritë natyrore. “Është një plazh i mrekullueshëm që të fal shumë qetësi të cilën mund ta gjesh vetëm në Shëngjin”.

Në plazhin ranor që ofron Shëngjini turizmi sa vjen dhe njeh zhvillime akoma më të mëdha. Pastërtia e detit, ajri i pastërt si dhe qetësia që ofron ky plazh përthith çdo vit e më shumë turistë të huaj dhe vendas , të cilët shprehen të kënaqur nga shërbimet e ofruara. Hapja e autostradës drejt Kosovës i jep një tjetër dimension Shëngjinit si dhe mbarë turizmit në rajonin e Lezhës, duke bërë që kjo zonë të marrë një zhvillim të vrullshëm. Njësitë akomoduese, të cilat ofrojnë një shërbim cilësor, shtrihen në një pjesë të madhe të gjatësisë së plazhit. Këto janë ndërtime të viteve të fundit dhe nuk mungojnë baret, restorantet, diskot etj, të cilat plotësojnë më së miri kënaqësitë e turistëve.

Plazhi i Shëngjinit me disa pika pothuajse të virgjëra është një premisë për ndërtimin e fshatrave turistikë, të cilat kanë nisur të ndërtohen me inisiativa private.


Plazhi i Tales

Gjithashtu edhe plazhi i Tales në Komunën e Shënkollit deri më dje “i virgjër”, pas përfundimit të ndërtimit të rrugës lidhëse me autostraden Lezhë-Tiranë, po popullohet cdo ditë dhe më tepër, dhe këtë vit do të tërheqë në gjirin e tij numrin më të lartë të pushuesve si kurrë ndonjëherë.

Shëngjini:

40 000 turistë në një ditë jave

90 000 turistë në në fundjavë

Turizmi lagunor

Lagunat e bregdetit Kune-Vain dhe Patok trashëgojnë vlera të papërseritshme natyrore duke krijuar një peisazh piktoresk të rrallë. Këto laguna popullohen nga një numër i madh speciesh të florës dhe faunës ujore duke dhënë një kontribut të veçantë në biodiversitetin,burimet ushqimore dhe vlerat estetike. Këtu gjenden një larmi formash me kombinime të rripave ranore, gjireve, ishujve dhe lagunave dytësore.


Turizmi luginor

Qarku i Lezhës përshkohet nga shumë lumenj si: Drin , Gjadër, Fan, Mat, Drojë, Ishëm, Urdhazë etj. Vërshimi i tyre nëpër male e lugina dhe zbritja e tyre në zonat fushore krijojnë bukuri natyrore mahnitëse dhe si rezultat edhe mundësi të zhvillimit të turizmit në këto lugina. Luginat e Qarkut të Lezhës sidomos ajo e Bulxhërit janë të rralla në llojin e vet.

Një ndër prioritetet ka qenë shndërrimi i lumit Drin në një lumë të lundrueshëm. Me investimet e realizuara vitet e fundit thjesht janë evituar përmbytjet pasi nuk ka ende ndonjë investim konkret, por vetëm “projekte të skicuara”.

Turizmi malor dhe alpin

Në Lezhë mund të kalohen pushimet edhe në natyre, pasi Qarku i Lezhës ka mjaft pasuri turistike ekologjike,malore dhe alpine. Ndër pasuritë e këtij turizmi mund të veçojmë: pyjet, burimet, bimësinë,monumentet e natyrës etj. Këto pasuri shfaqen në një sipërfaqe prej 93 264 ha në zonën kodrinore dhe malore të qarkut. Masivet malore të shumta me lartësi të mëdha mbi nivelin e detit me pyjet,livadhet dhe burimet krijojnë bukuri të rralla dhe mundësi për zhvillimin e turizmit malor dhe alpin,kryesisht në bjeshkët karakteristike si: Kunorë, Munellë, Orosh, Selitë, Xhuxhë (në Mirditë), Trodhne (në Kurbin),Malung dhe Velë (në Lezhë).

Qarku ynë ka dhe mjaft resurse turistike natyrore, ujëmbledhëse dhe burime natyrore ujore si: Hoteli i Gjuetisë (Lezhë) , Fushë Kuqe, Shkopet, Malaj, Gurra e Domgjonit (Fan), Shpella e Akullit (Orosh), Ujëvara e Bargjanës,Shpella e Batrave,Shpella e grykës së Valit në Perlat, Kroji i Bardhë në Kunorë dhe liqenjtë e Lurës rreth Bjeshkës së Kunorës.

Ndër bukuritë natyrore dhe me vlera kurative është Kroi i Bardhë në Bjeshkët e Kunorës dhe të Valmorit (në Selitë Mirditë).Është ujë kurativ për shumë sëmundje të ndryshme ndaj dhe vizitohet jo vetëm nga vendas por dhe turistë të huaj.

Turizmi arkeologjik dhe historik

Mbi 21 objekte kulti, arkeologjike, historike dhe muzeale janë një tjetër pasuri për zhvillimin e turizmit në qarkun tone, duke thithur turistë të shumtë nga Trojet Shqiptare, Europa dhe më gjerë. Ndër këto objekte me vlera turistike mund të veçohen:

Në Lezhë-Memoriali “Gjergj Kastrioti” Skënderbeu (Kisha e Shën Nikollës,Kuvendi i Besëlidhjes dhe Vendvarrimi i Skënderbeut) me mbi 10 mijë vizitorë në vit, Kalaja e Lezhës (Kështjella Arbërore),Nimfeumi (Shëngjini i sotëm)etj. Objektet e Kultit; Kisha e Shën Gjon Kryepremit (mbajtur Kuvendi i Arbrit),Kisha e Shën Nunciatës ,Shna Premtës,Shmisë,Shën Shtjefnit etj

Në Kurbin-Kalaja e Sebastes,Kalaja e Daules,Kulla e Përvizit,Kisha e Shna Ndout (sot edhe vend pelegrinazhi),shpella e Shna Vlashit,Ipeshvnia e Delbnishtit,Ura e Zogut etj

Në Mirditë-Kisha e Oroshirt,Gëziqit,Malaj,Shëlbuemit (Rubik), Rrënojat e Sarajeve të Kapedanit (Gjon Markut) etj.


Akomodimi

Zhvillimi i turizmit me të gjitha degët e tij ka favorizuar edhe zhvillimin e një sërë aktivitetesh fitimprurëse si: Bar-Restorante, Hotele-Motele, Vila , Dyqane etj. Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në zonën e Shëngjinit.

Sipas statistikave zyrtare në të gjithë qarkun ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi 80 hotele dhe dhjetëra motele. Një pjesë e mirë e tyre ndodhen në Shëngjin.

Krahas hoteleve dhe moteleve në dispozicion të pushuesve dhe të turizmit bregdetar janë vënë edhe mbi 600 banesa (familjare).

Variacioni i çmimeve reflekton edhe standardin e shërbimit.


Çmimet

Hotelet: 30-80 euro/ditë për një familje deri në 4 persona.

Banesa familjare: 10-30 euro nata për familje 2-4 persona.

Gastronomi

Prodhimet e freskëta të detit serviren në të gjitha lokalet dhe restorantet në Shëngjin, Tale dhe Lezhë. Kemi një ndërthurje të kuzhinës tradicionale shqiptare me atë italiane.

Peshku është i freskët, dhe zihet në Shëngjin.

Sallata me fruta deti si dhe rizoto mbeten ushqimet ndër më të preferuarat në restorantet e Shëngjinit si për pushues vendas ashtu edhe të huaj. Në Ishull të Lezhës (Hoteli i Gjuetisë) krahas prodhimeve të detit, një ushqim tradicional është byreku me pulë.

Pulëzat dhe zogjtë, mbeten ndër më të preferuarit e kuzhinës kryesisht në Kune dhe Vain por edhe në Ishull Lezhë.

Rizoto me fruta deti mbeten ndër më të preferuarat dhe që serviret në cdo restorant në Shëngjin.

3500- 6000 lekë varion një drekë apo darkë me asortimente deti për një familje deri në 4 persona.

Peshku: 500 – 1 000 lekë në varësi të llojit.

Picat: 450 – 600 lekë.

Mishi: 400-800 lekë (racioni).


Fast food

Gjithashtu në Shëngjin për pushuesit ofrohen edhe ushqime të tjera të gatshme kryesisht me përbërje brumi siç janë byrekët me çmime nga 40-80 lekë, dhe produkte standarte Fast Food-i, të cilat kushtojnë 20-30 lekë më tepër sesa në qytetin e Lezhës.

Argëtim

Shumë pub dhe lokale që në ditë e para të qershorit kanë nisur mbrëmjet e tyre relaksuese për pushuesit në pistat mbi det por edhe në ambjentet e brendshme, duke ftuar këngëtarë të mirënjohur shqiptar, por edhe nga Kosova dhe Mali i Zi. Çmimet variojnë nga 500-1000 lekë, duke përfshirë vetëm hyrjen.

Muzika lejohet deri në orën 24:00.

Komplekset turistike kanë në shërbim të fëmijëve edhe kënde të lojrave. Po ashtu në bregdet janë ndërtuar edhe 2 kënde lojrash provizor për fëmijë.

Shëtitje me motorrat e ujit, pasi është legalizuar lëvizja e tyre, pasi kanë plotësuar kushtet dhe në afërsi të Portit është caktuar vendbazimi i motorave të ujit.

Transporti (vajtje-ardhje)

Lezhë-Shëngjin (furgon)-  100 lekë/person

Lezhë-Shëngjin (autobus)- 60 lekë/person

Mamurras-Lezhë-Shëngjin- 500 lekë/person

Laç-Lezhë-Shëngjin- 400 lekë/person

Mirditë-Lezhë-Shëngjin- 500 lekë/person

Tiranë-Lezhë-Shëngjin (autobus)- 500 lekë/person

Tiranë-Lezhë-Shëngjin (furgon) -  600 lekë/person

Shkodër-Lezhë-Shëngjin (autobus)– 400 lekë/person

Shkodër-Lezhë-Shëngjin (furgon) – 500 lekë/person

Kosto Ekstra

Shezllong (qëndrim ditor) – 300 lekë

Parkim automjeti- 100 lekë
Lindita Kokaj

Memoriali i Skenderbeut ose Vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë. Për vlerësimin e katedrales së varrimit të Skënderbeut në të u ngrit përkujtimorja, e cila pati si ide qëndrore përkujdesjen dhe vënien në pah të vlerave historike, nëpërmjet një ndërtimi të ri të trajtuar me anë të një kollonade brenda së cilës ruhen pjesët origjinale të shek.XV-te.

Faza e parë e ndërtimit i takon shek.XIV-të.

Faza e dytë është katedralja e shek. të XV-të.

Faza e tretë katedralja shndërrohet në xhami gjatë shekujve XVII-XVIII-të.


Në punimet e restaurimit të monumentit u nxorrën në pah gjurmët origjinale të shek.XV-të. Në brendësi të monumentit u vendos busti I Skënderbeut si dhe një serë objektesh që evokojnë veprat e heroit. Për të simbolizuar varrin e heroit afër qëndrës së kishës u vendosën kopjet e përmendores dhe shpatës së Skënderbeut sipas origjinaleve që ruhen në Vjenë.

Katedralja e Shen Nikolles
Gjatë punimeve të restaurimit për vlerat e rëndësishme që paraqiste u vendos që monumenti të rikthehej në fazan e dytë të ndërtimit. Ne vitin 1981 përfundoi restaurimi i plotë i kishës. Katedralja e Shën Nikollës ka një rëndësi të posaçme historike për shqiptarët, jo vetëm për Kuvendin e Lezhës, por edhe si vendvarrim i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Kjo katedrale, ne shek. XVII, qe shndërruar ne xhami. Themelet e saj janë të shek. XIV, katedralja është e tipit bazilikë me gjatësi 17 m dhe gjërësi 8 m. Ruhet në muret e saj një afresk i Shën Nikollës. Sot rrënojat e Katedrales së Shen Nikolles janë shruar në memorialin e Gjergj Kastriot Skenderbeut, padyshim një nga monumentet më të mëdha të historisë kombëtare të shqiptarëve në të gjitha kohërat. 

Ne Shengjin vihet per diellin, per detin e reren, per bukurite e rralla, qe natyra u ka dhuruar banoreve mikprites e te shoqerueshem. Rripi i gjere i reres se paster, nga njera ane kufizohet me detin dhe nga ana tjeter me pyllin e rralle me pisha e drure te tjere. Nje rrip i ngushte rere me bimesi, ndan ujrat e cekta bregdetare me lagunat.

Vlerat turistike
Ne plazhin e Shengjinit dhe te Kunes, pushuesit gjejne hotele, restorante e mjedise te tjera, te ngritura ne pershtatje me kushtet dhe traditat e zones, por edhe shtepi tradicionale, me kopshte dhe lulishte te bukura. Kudo ofrohet kuzhina tradicionale, por edhe ajo e huaj, sipas shijes e kerkeses. Mbizoterojne prodhimet e detit, shpendet e eger dhe mishi i zgares. E, mbi te gjitha, sherbimi i standarteve bashkekohore.


Shengjini si nyje e rendesishme transporti, qe nga kohet e lashta, ka pritur e percjelle shume udhetar e vizitore, vendas dhe te huaj.  Ndersa turizmi masiv u zhvillua vetem ne fillim te viteve ‘60 te shek.XX, kur filluan ndertimet ne plazhin e Shengjinit, i cili kishte kushte dhe mundesi per te pritur nje numer te madh pushuesish.

Gjuetia turistike
Shengjini, per vete kushtet qe ka, ofron si te vecante edhe gjuetine ne Rezerva te posacme, si dhe peshkimin me natyre sportive, por edhe per biznes, kryesisht ne det, si dhe ne ujrat e lagunave te Kenalles, Kunes, Merxhanit e Vain.

Shoqata e Gjuetareve te Lezhes ka krijuar mardhenie te rregullta me shoqata gjuetaresh te vendeve fqinje, te cilet frekuentojne gjithnje e me shpesh Shengjinin, gje qe tregon se kjo forme e turizmit eshte nje mundesi tjeter per zhvillimin e kesaj zone me tradita ne kete fusheNe Shengjin vihet per diellin, per detin e reren, per bukurite e rralla, qe natyra u ka dhuruar banoreve mikprites e te shoqerueshem.
Rripi i gjere i reres se paster, nga njera ane kufizohet me detin dhe nga ana tjeter me pyllin e rralle me pisha e drure te tjere. Nje rrip i ngushte rere me bimesi, ndan ujrat e cekta bregdetare me lagunat.
Shengjini, vlerat turistike


Pak histori
Nje qytet satelit i Lezhes eshte Shengjini, 8 km ne Veriperendim, ne bregun e Adriatikut. Jul Cezari, ne vepren "Lufta Civile" e permend emrin e ketij limani si Nymfeum ne vitin 48 para Krishtit. Ketu erdhi Flota e Mark Antonit ne fushaten e Cezarit kunder Pompeut. Emri Nymfeun lidhet me ceten e nymfave apo te zanave. Nymfeuni, eshte njohur ne epoken romake, si nje liman shume i mbrojtur "Tutisimuss portus". Ne mesjete ky lima njihet me emra te tjere, quhet limani Meduo. Ne nje harte te shek.XIII te Pjeter Viskontit njihet madje edhe me emrin Medea. Gjate mesjetes permendet ky liman si "Portus", "Medue", "Porto di Medea". Etimologjia e ketij emri ka mbetur ende pa u sqaruar. Sipas A.Majerit termi Medua, lidhet me emrin antik te qytetit Medeon - Meduni i sotem, ne bregun dalmat. Sipas disa dijetareve te tjere emri Medea eshte nje jehone e mitit te argonauteve dhe te princesesh Medea te Kolkites, gjate shtegtimit ne Adriatik nga Ulqini deri ne ishullin e Korfuzit.

Emri i Medeas eshte lidhur edhe me emrin e fshatit Mjede. Gjithsesi ky toponim mbart nje jehone mitologjike te sterlashte. Kurse Shengjin eshte nje kalk i emrit te shenjtorit Shen Gjin, ose i shenjtorit Shen Gjon Pagezuesi, qe shkurtimisht ka dhene fjalen Shengjin. Ne hartat e P.Gasparit dhe P.Coronellit, limani quhet San Giovanni di Medua. Kemi keshtu nje nderthurje te nje toponimi mitologjik pagan te lashte me emrin e nje shenjtori te krishtere. Pra nje simbioze mendesisht mitologjike dhe fetare deri ne kohen e sotme.
Limani i Shengjinit ka qene ne te gjithe koherat limani detar i Lezhes. Kjo lidhje nuk eshte zhdukur asnjehere dhe ne ditet tona eshte perjetuar nje rol i ri i Shengjinit, lidhur edhe me rruget e lidhjes se Shqiperise me Kosoven.


Limani i Shengjinit eshte me i rendesishmi liman detar ne Veri te Durresit. Vetvetiu merr atribute te vecanta per te ardhmen. P.Coronelli, kartograf i njohur venecian i shek.XVII ne harten e vet te Drinit dhe Bunes, e cileson Shengjinin si liman te afte per anije te medha (Porto Medua Capace di Grannavili). Krahas limanit te Shengjinit ne shekuj eshte shfrytezuar edhe nje tjeter lima fort i pershtatshem per strehimin e anijeve 2 km ne lindje te tij pikerisht ne vendin ku ndodhet sot e vecuar nga deti keneta e thelle e Knaves. Ky liman natyror permendet ne burimet dokumentare te shekujve XV-XVII me emrin "Saca", qe ruhet edhe sot si trashegim historik nga lagja Saka ne Jug te qytetit Shengjin. Rendesia e Limanit te Shengjinit u shtua mjaft vetem pas vitit 1880, kur Ulqini, ky qytet shqiptar ju dorezua padrejtesisht Malit te Zi, ne zbatim te vendimeve te Kongresit te Berlinit. Plazhi i Shengjinit perben nje nga resurset me te vecanta turistike detare, jo vetem te Lezhes por edhe te Shqiperise, sidomos duke patur parasysh parkun ekologjik te rrethines.

Kalaja e Lezhës ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik. Qyteti i ndërtuar në kodër ka një pozicion strategjik që kontrollon luginën e Drinit deri në Gjirin e Shën Gjinit në detin Adriatik.


Dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik qysh në shek.IV p.k. Me pushtimin romak Lezha do të administrohet nën provincën e Prevelitanit. Në shek. VI e.s. (viti 592) Lezha ishte një qendër episkopale me peshkop Gjonin, Në vitin 1107 ajo ishte nën pronarin Aleks Komneni. Në 1153 në krye të perandorisë ishte perandor Nonali. Kisha e Lezhës është e ritit Benediktin që varej direkt nga Papati. Me krijimin e shtetit të Arbrit në shek.XIII princ Dhimitri më 1208-1215 bëri një marrëveshje për shkëmbime tregtare me republikën e Raguzës. Më 1393 ra nën sovranitetin e republikës së Venedikut e cila vuri përsëri nën zotërimin e saj pas vdekjes së Skënderbeut më 1468. Gjatë krijimit të shtetit të Arbrit qyteti I Lezhës ka luajtur një rol të rëndësishëm fetar, jo vetëm si qendër episkopale, por edhe për ngjarjet e kohës. Krijimi për herë të parë të “Urdhërit Françeskan” nga Shën Françesku.Kisha e Shën Kollit e shek.XIV është monument historik me rëndësi. Vendi ku u mblodh Kuvendi I Lezhës 1444 nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut.



Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti shek.IV p.k me emrin qyteti I lashtë I Lisit. Këto janë mure të fuqishme me blloqe të mëdha guri. Rindërtimi I parë I kalasë datohet në shek. I p.k. Më vonë në shek. XI-XII në pjesën e akropolit të qytetit ndërtohet kështjella mesjetare e Lezhës – Elission me gurë të vegjël të gdhendur dhe me llaç. Kjo kështjellë u përforcua për të përballuar dyndjet e shteteve të para sllave që vinin nga veriu. Në ndërtimin e kështjellës ka ndihmuar pozicioni gjeografik I kodrës (planimetria paraqet formë vezake dhe drejtim lindje-perëndim.) Etapat e mureve dallohen qartë. Në kështjellë ka tri porta, dy të parat janë ndërtuar në vendet ku ishin portat e qytetit antik të Lisit.

Si rezultat I tërmetit të vitit 1979 kalaja ka pasur disa dëmtime serioze. Me fillimin e punimeve restauruese në gusht 2002 DRMKTiranë konsolidoi dhe mbylli punimet restauruese dhe konservuese në këtë kështjellë.