Lezha ime...

Pika turistike

Kalaja e Lezhes

Ngritur mbi themelet e Akropolit antik , pranohet nga te gjithe, se fillimi i ndertimit te saj i perket shekullit te 8-te. Kalaja ka njohur shume faza ndertimi, per te ardhur ne ate te fundit te vitit 1520, nga Sulltan Selimi i I-re. ne literaturen historike dhe arkeologjike kalaja e Lezhes njihet per nje kohe te gjate me emrin Keshtjella e Elisonit. Ajo ka tre porta te cilat ishin mjaft te mbrojtura nga kulla e kthina te maskuara, te cilat te favorizuara nga pozicioni gjeografik e benin ate te pamposhtur. Ne vitin 2002 pas restaurimit te themeleve te Kalase Mesjetare u vu re se trashesia e mureve arrinte deri ne 4.30 m, nga 3.50m trashesi qe mendohej te ishte me pare. Deri me sot jane zbuluar 12-porta dhe 48-kulla mbrojtese.


Qyteti antik i Lissusit ( Guret Ilire )

Lissusi perfshin kalane mesjetare, vendvarrimin e Heroit tone Gjergj Kastioti Skenderbeu e disa objekte te tjera me vlere historike. Muret fortifikuese te Lissit jane me te fuqishme se ato te apollonise, duke bere keshtu qe ky qytet i lashte te ishte nder me te spikaturit ne boten Iliro-Epiriote e me tej. Qyteti kishte dy porte, njeri detar, ai i "Nimfeumit", Shengjini i sotem si dhe Porti Lumor, buze Oldrinit (Drini i sotem)

Germadhat e Shelbuemit "Akrolisi"

Ne juglindje te qytetit te Lezhes ngrihet maja shkembore e Shelbuemit, 408 m mbi nivelin e detit. Kurora e saj ka qene rrethuar ne lashtesi prej nje muri te gjate dhe dy kulla me gure te palatuar, duke formuar aty nje keshtjelle mjaft te mbrojtur. Germimet arkeologjike ne kete vendbanim kane dhene gjetje te shtresave kulturore pertej shekullit te 9-te p.e.r duke e bere kete vendbanim parahistorik, nder me te hershmet ne Shqiperi e me gjere. Akrolisi ka nevoje te germohet nga ekspeditat arkeologjike si dhe te pritet bimesia, qe te shihen qarte muret dhe kullat.


Vendvarrimi i Gjergj Kastriotit,  Skenderbeu

Memoriali ose Vendvarrimi eshte ndertuar mbi kishen e Shen Kollit, aty ku ne vitin 1468 u varros Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Ajo qe shihet tani nuk ka te beje fare me ndertesen e dikurshme qe i perket shek, 15-te. Pasi me 1478 turqit pushtuan qytetin e Lezhes shkaterruan dhe hapen varrin e Gjergj Kastriotit, vdekur me 17-janar 1468, duke mbeshtjelle eshtrat e tij me flori e argjend per ti perdorur si hajmali te pathyeshmerise ne beteja. Memoriali u ndertua ne vitin 1981. Ne dyshemene e anijates ngrihet busti i Skenderbeut, punuar nga skulptori i popullit Odhise Paskali. Mbi pllaken e mermerit jane vendosur kopje te shpates dhe perkrenares prej bronxit. Ne brendesi te mureve ka nje varg mburojesh me stemat e fiseve qe moren pjese ne Kuvendin e Lezhes.

Obelisku i Kuvendit te Lezhes 

Ne qender te qytetit ndodhet nje monument qe eshte ngritur ne kujtim dhe ndertim te ngjarjes se rendesishme qe ndodhi ne Lezhe ne 2-Mars 1444. Me kete date heroi yne Kombetar mblodhi ne kete qytet, zoterimin venedikas, shumicen e krereve feudal shqiptar, per ti bashkuar ne luften kunder perandorise osmane. Kuvendi i Lezhes bashkoi forcat e shqiptareve dhe emeroi Skenderbeun si udheheqes ushtarak te tyre. Kuvendi i Lezhes qe forma e pare e bashkimit juridik te princerve shqiptare, duke kapercyer cilesisht nga epoka e principatave te vecanta ne epoken e bashkimit dhe njesise se kombit shqiptare. Ne perkujtim te kesaj ngjarjeje te vecante eshte ndertuar Obelisku ne vitin 1968 me rastin e 500-vjetorit te vdekjes se Skenderbeut. Me 2 Mars te cdo viti, Bashkia, banoret e Lezhes dhe personalitete te larta shteterore nderojne dhe perkujtojne me respekt pervjetoret e kesaj ngjarjeje me rendesi te madhe kombetare.


Ura e vjeter e qytetit 

Eshte ura me e vjeter e ndertuar mbi lumin Drin. Ajo paraqet per vizitoret vlerat e saja historike dhe artsitike.

Hoteli Gjuetise

Turizmi në këtë zonë është shfaqur që herët me pushtimin turk (fshati ishtesi një zonë e qetë dhe frytdhënëse), por që kulminacionin e arriti në shekullin XX më ndërtimin e Hotelit të Gjuetisë, gjatë Luftës së II Botërore, i cili ishte shumë i frekuentuar. Gjatë periudhës së komunizmit për çudi, frekuentohej më shumë. Në vitet 1990-1992 rrënohet për tu kthyer turistëve në vitet 2000. Është akoma shumë i frekuentuar nga shqiptarët dhe të huajt.


Plazhet e Shëngjinit, Kunes, Vainit dhe Tales

Infrastruktura rrugore në zonën bregdetare, është tërësisht brenda standardeve, për të pritur pushuesit gjatë sezonit turistik. Pushuesit do te gjejne hotele, restorante e mjedise te tjera, te ngritura ne pershtatje me kushtet dhe traditat e zones, por edhe shtepi tradicionale, me kopshte dhe lulishte te bukura. Kudo ofrohet kuzhina tradicionale, por edhe ajo e huaj, sipas shijes e kerkeses. Mbizoterojne prodhimet e detit, shpendet e eger dhe mishi i zgares. E, mbi te gjitha, sherbimi i standarteve bashkekohore.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore i ka dhënë një frymëmarrje të madhe bregdetit të Tales në komunën e Shënkollit në Lezhë, duke bërë që të ketë çdo vit një rritje të numrit të turistëve në këtë zone.Pozicioni i saj shumë pranë rrugës drejt Kukësit ka bërë që një numër i madh pushuesish nga Kosova, të zgjedhin pikërisht plazhin e Tales për të kaluar pushimet e tyre.


Rana Hedhun

Zona e quajtur "e Rana Hedhun" dhe është e famshme për dunat e rërës e saj se në disa vende është aq e lartë sa 10 metra dhe gjendet në fund të malit të Rrencit. Brigjet e "Rana e Hedhun", e cila ende është një zonë e virgjër bregdetare shtrihen përgjatë bregdetit verior për rreth 8 Km. Në anën e pasme të parcelës ngrihet një masiv shkëmbor shumë i pjerrët e cila mbikëqyr tërë plazhit më poshtë.

Leave a Reply