Lezha ime...

Memoriali i Skenderbeut ose Vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë. Për vlerësimin e katedrales së varrimit të Skënderbeut në të u ngrit përkujtimorja, e cila pati si ide qëndrore përkujdesjen dhe vënien në pah të vlerave historike, nëpërmjet një ndërtimi të ri të trajtuar me anë të një kollonade brenda së cilës ruhen pjesët origjinale të shek.XV-te.

Faza e parë e ndërtimit i takon shek.XIV-të.

Faza e dytë është katedralja e shek. të XV-të.

Faza e tretë katedralja shndërrohet në xhami gjatë shekujve XVII-XVIII-të.


Në punimet e restaurimit të monumentit u nxorrën në pah gjurmët origjinale të shek.XV-të. Në brendësi të monumentit u vendos busti I Skënderbeut si dhe një serë objektesh që evokojnë veprat e heroit. Për të simbolizuar varrin e heroit afër qëndrës së kishës u vendosën kopjet e përmendores dhe shpatës së Skënderbeut sipas origjinaleve që ruhen në Vjenë.

Katedralja e Shen Nikolles
Gjatë punimeve të restaurimit për vlerat e rëndësishme që paraqiste u vendos që monumenti të rikthehej në fazan e dytë të ndërtimit. Ne vitin 1981 përfundoi restaurimi i plotë i kishës. Katedralja e Shën Nikollës ka një rëndësi të posaçme historike për shqiptarët, jo vetëm për Kuvendin e Lezhës, por edhe si vendvarrim i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Kjo katedrale, ne shek. XVII, qe shndërruar ne xhami. Themelet e saj janë të shek. XIV, katedralja është e tipit bazilikë me gjatësi 17 m dhe gjërësi 8 m. Ruhet në muret e saj një afresk i Shën Nikollës. Sot rrënojat e Katedrales së Shen Nikolles janë shruar në memorialin e Gjergj Kastriot Skenderbeut, padyshim një nga monumentet më të mëdha të historisë kombëtare të shqiptarëve në të gjitha kohërat. 

Leave a Reply